E akuzuar për mashtrim, ish-gruaja e Bojken Lakos në gjykatë: ‘Biznesmeni dhe i vëllai më gjobitën’
Stomatologia dhe ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako, Olesia Duka, tre ditë më parë
është vënë në pranga nga policia e Durrësit për akuzën e mashtrimit.
38-vjeçarja, e cila akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën e 900 mijë
eurove nga biznesmeni Idlir Hoxha, ditën e sotme ka dalë para togave të zeza ku ka folur për
herë të parë rreth kësaj çështjeje. Sipas saj, akuzat nuk janë të vërteta dhe madje ajo është
gjobitur nga biznesmeni Hoxha dhe vëllai i tij.
“Më lini kohë që të paraqes provat e mia, pasi e gjithë kjo më ka shkatërruar karrierën dhe
imazhin. Çdo detyrim e kam bërë me bankë, e jo me çantë. Idlir Hoxha dhe i vëllai më kanë
vënë gjobë. Më kanë bërë presion në qershor 2017, pasi bëra një festë për fëmijët në
bashkëpunim me Vangjush Dakon. Të zbardhet e gjithë historia dhe pse unë i mora.”-ka
deklaruar Duka në gjykatë.
Kallëzuesi i 38-vjeçares, sipas Prokurorisë është pronari i një pike këmbimi valutor dhe i një
agjencie udhëtimi. Ai ëhstë njohur me Olesia Dukën në nëntor të 2016 dhe fillimisht, Duka i
ka kërkuar një shumë të vogël parash për pajisje dentare.
Ajo është treguar korrekte në kthimin e parave por pas kësaj shume, ajo ka vijuar t’i kërkojë
para biznesmenit, duke shtyrë vazhdimisht afatin e kthimit të tyre.




