Benzema rikthehet në Francë?

Benzema rikthehet në Francë?

Sulmuesi i Real Madridi është lënë jashtë edhe në Europianin e këtij viti, për shkak të problemeve gjyqësore që kishte, ku shkak ishte shantazhi ndaj Mathieu Valbuenas.

Lajmin për mundësinë e përfshirjes së Benzema në skuadrën e Francës e ka dhënë Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet.

“Benzema mund të grumbullohet në kombëtare. Nuk më pëlqen që t’i ndëshkoj përjetë njerëzit. Hetimet për çështjen ku ai është i përfshirë po vazhdojnë edhe pse unë mendoj se ato po zgjaten pak, por drejtësia është e tillë. Lojtari nuk ka qenë asnjëherë problem për kombëtaren dhe Deschamps e ka mbrojtur gjithmonë dhe kur nuk ka pasur rezultate të larta”, u shpreh ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: