Bëri gjest antisportiv kundër tifozëve të Besiktashit, dënohet braziliani i Fenerbahçes

Bëri gjest antisportiv kundër tifozëve të Besiktashit, dënohet braziliani i Fenerbahçes

Sulmuesi i Fenerbahçes, Fernandao, u gjobit me 13 mijë euro dhe dy ndeshje suspendim, pas gjestit të bërë kundër tifozëve të Beshiktashit. 30-vjeçari shënoi golin e parë të ndeshjes ndërsa festimi i tij u konsiderua si një gjest antisportiv dhe provokues nga zyrtarët e federatës turke.

Derbit ndërmjet Fenerbaçes dhe Besiktasit zakonisht përcillen me rivalitet të madh, deklarata kundërthënëse dhe një luftë mediale para dhe pas ndeshjeve.

Aktualisht Fenerbahçe ëhstë në pikë të njëjta me Besiktasin (nga 44) dhe janë tri pikë prapa dy ekipeve të para në tabele Galatasarait dhe Basaksehirit, që kanë nga 47 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=1LP90L1ND6Y

 

Shpërndaje në: