Pas Luanës i ndodh dhe Encës: Shihni çfarë bën fansi i çmendur
Historia e Luanës me fansin e çmendur që e përndiqte, i dërgonte lule dhe mesazhe
dashurie bëri bujë në media vitin e kaluar. Por po aq të marrosur pas saj, janë edhe fansat e
Encës, njëri prej të cilëve ka habitur me veprimin.
Ka qenë Enca ajo që ka publikuar një video ku shfaqet një fans i saj duke realizuar portretin e
këngëtares pas kokës.
“Sa lezetshëm Encatics”, shkruan Enca e lumtur që fansat arrijnë të bëjnë edhe këtë gjë për
të.
Kujtojmë që këngëtarja këtë muaj pritet të publikojë këngën e saj më të re me titull “Dua”, një
këngë ritmike dhe me protagonist modelin me famë botërore Pierluigi Fracassi.







