Prishtinasi nuk njeh limit, fiton 20 mijë euro në bastore

Prishtinasi nuk njeh limit, fiton 20 mijë euro në bastore

Mesjava që shkoi ka qenë me shumë fat për një djalë të ri nga Prishtina. Ai është një lojtar i rregullt i basteve sportive.

Dhe, në mesjavë i “ndezi” fortë. Ai i qëlloi gjashtë ndeshje futbollistike me ç’rast i fitoi 20 mijë euro, raporton “Zëri.info”.

Gjashtë ndeshjet e njëjta i kishte luajtur në katër tiketa. Secilën prej këtyre tiketave e kishte paguar nga 1 euro që i jepnin fitim maksimal prej 5 mijë eurosh. Dhe, pasi e qëlloi rezultatin final të atyre gjashtë ndeshjeve prishtinasi fitoi 20 mijë euro – nga 5 mijë euro prej secilës tiketë.

Shpërndaje në: