Coentrao gjithmonë shkakton probleme, shikoni çfarë i bëri mjekut të skuadrës së Portos (Video)
Momente konfuzioni dhe tensioni gjatë përballjes Porto – Sporting, që përfundoi me fitore të ekipit vendës dhe ish kampionit të Evropës.
Në minutën e 60-të, teksa Porto po udhëhiqte 2-1, topi përfundoi në anësore, por u “fsheh” mes këmbëve të stafit mjekësor, të cilët qëndronin ngjitur me njëri–tjetrin të ulur në stol.
Reagimi i futbollistit të Sportingut Coentrao ishte i ashpër, por edhe kundërpërgjigjja me shkelm një prej mbajtësve të barrelave ishte e tillë.
Brenda pak sekondave nisi një zënkë masive mes pjesëtarëve të të dyja skuadrave por edhe punëtorëve të stadiumit.
Për të kuptuar se çfarë ndodhi gjyqtari kërkoi ndihëm e VAR-it dhe në fund vendosi të largojë nga fusha dy punëtorët e barrelave, ndërsa për Coentraon nuk u mor asnjë masë.
Derbi ndërmjet Portos dhe Sportingut është një prej më të njohurve në Evropë për shkak të rivalitetit të madh ndërmjet këtyre dy ekipeve dhe peshën e tyre specifike në futbollin portugez.



