Prishtina merr kreun e vetme, Llapi humb ndeshjen e tretë radhazi

Prishtina merr kreun e vetme, Llapi humb ndeshjen e tretë radhazi

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës. Prishtina merr kreun e vetme pas fitorës së kryeqytetasve kundër Trepçës 89′ dhe barazimit të Dritës ndaj Vëllaznimit. 

Dje, tashmë ish-lideri Drita barazoi kundër Vëllaznimit me rezultat 1:1. Ndërsa, sot Prishtina merr kreun e vetme pasi fitoi kundër Trepçës 89′ me rezultat 2:0, transmeton Periskopi.

Në ndeshjen tjetër që u luajt sot, Flamurtari i’a shkaktoi humbjen e tretë rradhazi Llapit. Kryeqytetasit fituan me rezultat 2:1.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina luan kundër Besës së Pejës, Drita do të ketë punë të vështirë në Mitrovicë kundër Trepçës 89′. Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Lirisë dhe Llapit, që tashmë ndajnë pozitën e tretë me pikë të barabarta. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. /Periskopi

Shpërndaje në: