A do të përdoret VAR-i në Kupën e Botës?
Zyrtarët ndërkombëtare në Cyrih më në fund kanë konfirmuar qëndrimin zyrtar rreth një prej çështjeve më të përfolura të këtij sezoni në futboll – përdorimin e sistemit VAR (Video Assistant Referee), në ndeshjet kampionatit botëror që zhvillohet në Rusi.
VAR-i do të përdoret në Botërorin “Rusi 2018”, që do të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 15 korrik. Kështu u vendos në unanimitet të plotë në mbledhjen e zhvilluar në Cyrih nga IFAB (International Football Association Board).
“Ky takim përfaqëson një epokë të re për futbollit”, shkruan në qëndrimin e tij IFAB, organizmi i ngritur posaçërisht për të modifikuar rregullat në futboll.
Tashmë pritet vetëm vendimi përfundimtar i FIFA-s, që në këtë rast konsiderohet thjesht një formalitet



