Strakosha kundër Buffonit, publikohen formacionet zyrtare të superndeshjes Lazio – Juventus

Strakosha kundër Buffonit, publikohen formacionet zyrtare të superndeshjes Lazio – Juventus

Lazio dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

 

Zonja e Vjetër është mysafire e Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen nga tetë fitore radhazi në kampionat dhe dëshiron të fitojë edhe ndaj Lazios për t’i qëndruar mbrapa liderit, Napolit.

Në anën tjetër, Lazio e Simone Inzaghit ka fituar dy ndeshjet e fundit pas tri humbjeve rresht dhe dëshiron të marr rezultat pozitiv për të qëndruar në katër pozitat e parë.

Allegri ka vendosur t’i pushojë disa lojtarë dhe të luaj me formacion 3-5-2, ndërsa Inzaghi me lojtarët më të mirë të mundshme, ku Thomas Strakosha është titullar.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, De Vrij, Radu; Lulic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lukaku; Alberto, Immobile.

Juventus: Buffon; Barzagli, Benatia, Rugani; Lichtsteiner, Khedira, Pjanic, Matuidi, Asamoah; Dybala, Mandzukic

Shpërndaje në: