Asnjë rast për 92 minuta, Dybala shënon në minutën e fundit për fitoren e Juventusit ndaj Lazios
Juventus ka arritur që të fitojë në minutën e fundit në ndeshjen tejet interesante ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A-së.
‘Biankonerët’ nuk patën asnjë rast të madh deri në minutën e 92-të, kur Paulo Dybala u shfaq para portierit shqiptar Thomas Strakosha dhe shënoi gol për fitorën e Juventusit.
Napoli i vendit të parë luan sonte ndeshjen tjetër tejet interesante kundër Romës. /Periskopi.
Ky është goli i vetëm i ndeshjes:



