Tronditet futbolli italian, vdes mbrojtësi i Fiorentinës
Futbolli italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.
Mbrojtësi 31-vjeçar është gjetur pa jetë në dhomën e një hoteli në Udine, ku skuadra ishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Udineses. Kjo ndeshje është shtyrë.
Mendohet se shkak i vdekjes së futbollistit është bërë një atak në zemër, por klubi i Fiorentinës nuk e ka konfirmuar këtë gjë.



