Live: Përfundon pjesa e parë: Kosovë 0-3 Kroaci

Live: Përfundon pjesa e parë: Kosovë 0-3 Kroaci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, ku mysafirët janë duke udhëhequr bindshëm 0:3. Vlen të ceket se Kosova pati disa raste sidomos nga fundi i pjesës së parë, por ato nuk u shfrytëzuan nga Celina dhe Zeneli. Megjithatë mbetet të shihet nëse do të ketë përmirësime në këtë aspekt.

Min 45 – Ka rënë edhe përkrahja e tifozëve kosovarë në tribuna pas disavantazhit të thellë.

Min 41 – Arbër Zeneli për pak sa nuk shënoi me parabolë, por portieri mysafir i devijon topin.

Min 37 – Kroatët vazhdojnë të sulmojnë, Kosova nuk po arrinë të organizojë aksione të rrjedhshme.

Min 35 – Mandzukic thellon edhe më shumë rezultatin, shënon golin e tretë për mysafirët.

Min 34 – Mandzukic rikthehet në fushë.

Min 31 – Dëmtohet Mandzukic, lë fushën përkohësisht.

Min 24  – Kroacia dyfishon epërsinë, sërish shënon Mario Mandzukic.

Min 21 – Kosovës i mohohet një penalti, pasi një futbollist i Kroacisë preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Rast shumë i mirë i Kosovës, por topi futbollistët tanë nuk arrijnë të godasin topin.

Kroacia po dominon me posedim të topit dhe me organizim të aksioneve, ndërkohë, futbollistët e Kosovës po gabojnë shpesh në pasime.

Mario Mandzukic kalon Kroacinë në epërsi në minutën e gjashtë.

Aksion i rrjedhshëm i Kroacisë në minutën e katërt, por mbrojtja e Kosovës reagon me kujdes.

Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2018.

Shpërndaje në: