Notat e Xhakës dhe Mustafit në humbjen e sontme
Arsenali ka humbur në udhëtimin e tyre te Brightoni me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Ligës Premier.
Topçinjtë kanë përjetuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ligën Premier duke bërë që Arsene Wengerit t’i vihet karrigia në rrezik.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Arsenalit, Petr Cech, i cili pas dy gabimeve u notua me 4.8.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët ishin ndër më të vlerësuarit me nota 7.3, respektivisht 7.5.
Brighton:
Paraqitje të lartë patën edhe Duffy dhe Propper
Arsenal:
Te Arsenali dështuan edhe Iwobi dhe Koscielny






