Barcelona bën hapin e madh drejt titullit – Fiton ndaj Atletico Madridit
Barcelona ka fituar ndeshjen thuajse vendimtare për titullin e La Ligës. Me golin e Messit nga goditja e lirë, Barcelona ka fituar kundër Atletico Madridit.
Në minutën e 26-të, Messi shënoi nga goditja e lirë. Ndërsa, ky ishte goli i 600-të në karrierë për argjentinasin.
Barcelona luajti më mirë në të gjitha aspektet dhe në fund fitoi minimalisht.
Tash, katalunasit i shkëputen 8 pikë ndjekësit më të afërt Atletico Madrid.
Në javën e ardhshme Barcelona i shkon Malagas. Ndërsa Atletico e pret Celta Vigon. /Periskopi



