Pesë gjyqtarë të rinj nisin punën në Gjykatën e Apelit

Pesë gjyqtarë të rinj nisin punën në Gjykatën e Apelit

Në Gjykatën e Apelit, të hënën kanë nisur punën 5 gjyqtarë të rinj.

Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Hasan Shala. Ai tha se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikoj direkt  në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

Gjyqtari Afrim Shala, do të punoi në Departamentin për të Mitur. Gjyqtarja  Delushe Halimi në atë administrativ. Ndërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.

Sipas një njoftimi, Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë. Numri i lëndëve të pa zgjidhura është mbi 12 mijë.

Shpërndaje në: