Iniesta pritet të mungojë ndaj Chelseat
Fitorja e Barcelonës ndaj Atletico Madridit ka lënë shije të hidhur, pasi në përballjen e së dielës është lënduar mesfushori, Andres Iniesta.
Sipas mediave në Spanjë, Iniesta mund të mungojë deri në 4 javë, pas zgjatjes muskulore që ka pasur.
Nëse spanjolli nuk do të kthehet para një muaji, atëherë do të humbasë dy ndeshjet e La Ligës, kundër Malagës dhe Athletic Bilbaso si dhe duelin shumë të rëndësishëm kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, Inesta ka pasur 31 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm 1 gol.



