Berisha ‘shpërthen’ ndaj bashkëlojtarëve

Berisha ‘shpërthen’ ndaj bashkëlojtarëve

Kroacia mposhti Kosovën si mysafire me rezutlat 6:0, ndërsa Berisha beson se Kosova duhet të luajë më shumë si grup.

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë më mirë. Ndoshta më mirë që ndodhi tani, pasi duhet të përmirësohemi më tepër për ndeshjet e ardhshme dhe të luajmë si kolektiv. Nëse nuk e bëjmë punën që e bëjmë nëpër klube atëherë nuk do të korrim sukses. Në ndeshjen e ardhshme duhet të bëjmë të paktën një paraqitje më të mirë ndaj Ukrainës. Ne kemi talentë por duhet të karikohemi dhe të bashkuar mund t’ia dalim”, është shprehur Berisha. /Periskopi.com

Shpërndaje në: