Jep dorëheqje Erolld Belegu, FBK në zgjedhje të reja
Federata e Basketbollit e Kosovës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sot në ora 17:00 është konvokuar një mbledhje e Bordit e kësaj federate, ku Kryetari aktual i FBK-së Erolld Belegu pritet të japë dorëheqje, bëjnë të ditura po këto burime.
Arsyet e dorëheqjes së pritet të bëhen publike në mbledhje bashkë me detaje tjera rreth procesit zgjedhor në FBK.
Belegu është duke shërbyer në mandatin e tij të dyte të njëpasnjëshëm në krye të FBK-së dhe të tretin në përgjithësi.
Biznesmeni i famshëm ka qenë Kryetar i FBK-së në periudhën 2006 – 2010, që është i vetmi mandat i plotë i tij. Në vitin 2013 është zgjedhur për periudhën 2013 – 2016, pas dorëheqjes së Fatmir Gashit, kurse në vitin 2016 ishte zgjedhur Kryetar për ciklin olimpik 2016 – 2020.



