Aktorja shqiptare e humbur prej 11 ditësh, familja ofron shumën marramendëse për gjetjen e saj

Aktorja shqiptare e humbur prej 11 ditësh, familja ofron shumën marramendëse për gjetjen e saj

Aktorja shqiptare me famë në Amerikë, e bërë e njohur nga filmi “All or nothing”, Adea
Shabani është shpallur e zhdukur prej 11 ditësh. 25-vjeçarja e cila jeton në Los Angeles u pa
për herë të fundit më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue.

Familja, miqtë dhe autoritetet prej disa ditësh janë vënë në kërkim të Adeas ndërsa mamaja e
saj ka punësuar dhe një hetues privat.

Ata ofrojnë 25 mijë dollarë për këdo që ka informacion për 25-vjeçaren.

“Nuk ka prova se ajo është larguar vetë apo ndonjë provë që donte të vriste veten”, është
shprehur hetuesi privat.

“Kanë kaluar 11 ditë dhe jemi të frikësuar, po lutemi për të”, u shpreh një mikeshë e aktores.

Shpërndaje në: