​Putin shfaq “shkathtësitë” e tij në futboll, luan me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino (Video)

​Putin shfaq “shkathtësitë” e tij në futboll, luan me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka shfaqur aftësitë e tij në futboll në një video promocionale të FIFA-s, në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Rusi, dhe që kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fillim e këtij spektakli të shumëpritur.

Pjesa ku Putin luan me top janë xhiruar brenda ambienteve të Kremlinit, ku nuk hezitoi t’i tregojë kolegëve se përveç se është i “mirë” si ish-agjent i KGB-së dhe si president, ai ka aftësi edhe në futboll, transmeton Telegrafi.

Ai në video pason topin me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino të cilët janë mbyllur në një dhomë luksoze, dhe shijojnë në maksimum momentet me top në këmbë.

Videoja fillon me disa nga lojtarët më të mirë të botës, ku në rend të parë shfaqet anglezi Wayne Rooney. /Telegrafi/

Shpërndaje në: