Ndeshja kundër Milanit, shanca e fundit e Wengerit për të shpëtuar nga shkarkimi

Ndeshja kundër Milanit, shanca e fundit e Wengerit për të shpëtuar nga shkarkimi

Arsenali përballet me Milanin në 1/8 e finalës së Europa Ligës dhe sigurisht që vetëm fitorja mund të shpëtojë francezin nga humbja e punës.

Milani është në formë të lartë, ata nuk kanë humbur ne 13 ndeshjet e fundit të tyre dhe nuk kanë pësuar gol pothuajse në 600 minuta të ndeshjeve. Ata janë solid, të organizuar dhe luajnë si skuadër që mund të ballafaqohen me favoritët e Europa Ligës, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund.

‘Gunnersat’  kanë fituar vetëm shtatë pikë dhe tetë ndeshjet e fundit të tyre dhe janë 13 pikë larg Tottenhamit në Premier Ligë që mbanë pozitën e katërt – pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shumica e tifozëve të Arsenalit dëshirojnë shkarikimin e Wengerit. Por, ndoshta nëse e eliminon Milanin mund të ja zbusë zemrat dhe francezi të vazhdojë me Arsenalin. Në të kundërtën, ai vetë duhet të kërkojë dorëheqjen. /Periskopi

Shpërndaje në: