Italia përjashton nga ekipi futbollistin e njohur

Italia përjashton nga ekipi futbollistin e njohur

I kushton shtrenjtë Graziano Pelle gjesti në drejtim të trajnerit Ventura kur trajneri e zëvendësoi në ndeshjen me Spanjën.

Qendërsulmuesi është përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjen e së dielës me Maqedoninë.

Lajmi i bë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Federata Italiane në të cilën shkruhet:

Trajneri Gian Piero Ventura, në dakordësi me Federatën Italiane të Futbollit, vendosi të përjashtojë futbollistin Graziano Pelle nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen me Maqedoninë në program të dielën e 9 Tetorit në Shkup, për mungesën e respektit që tregoi gjatë zëvendësimit në takimin ndaj Spanjës, përcjell “SuperSport.al”.

Federata Italiane shton se një sjellje e tillë është kundër vlerave që duhet të përfaqësojë fanella e Kombëtares, ndaj dhe lojtari rikthehet menjëherë në dispozicion të klubit.

Gjatë natës vetë Pelle kishte kërkuar falje nëpërmjet rrjeteve sociale duke e pranuar se kishte bërë një gabim dhe sjellja e tij është e papranueshme si në drejtim të trajnerit ashtu dhe ndaj grupit.

Pelle mori përsipër përgjegjësinë e një gjesti të tillë duke pranuar të paguajë konseguencat ndërsa ju kërkoi falje të gjithëve.

Shpërndaje në: