Kaos në ndeshjen e Premierligës, tifozët tentuan të sulmojnë lojtarët e West Ham (Foto)
West Ham United është në krizë të thellë pas disfatës ndaj Burnley me rezultatin 0-3.
Ky takim u karakterizua me skena të shëmtuara brenda dhe jashtë fushës, pasi kujdestarët në stadiumin e Londrës nuk arritën të ndalojë tifozët e zemëruar të cilët dëshironin të protestonin kundër bordit të klubit të West Ham, shkruan GazetaBlic.
Qindra mbështetës u lejuan të mblidheshin para zonës V.I.P, ku qëndronin bordi i West Ham, kur Burnley kaloi në epërsi në pjesën e dytë.
Një kujdestare femër u rrëzua në tokë dhe u shkel dhe Mark Noble kapiteni i West Ham, ‘sulmoi’ një tifozë që u fut në fushë.
David Sullivan dhe David Gold, bashkëpronarët e West Ham, ishin larguar shumë kohë përpara fundit të duelit, pasi u kërcënuan nga tifozët e zhurmshëm, të cilët këndonin për largimin e bordit.
Një tifoz vrapoi në fushë, pasi sigurimi dështoi të reagonte në mënyrë adekuate. Tifozi u përplas me Noble, i cili e hodhi atë në tokë.
Ndërkohë që tifozi u largua, dy të tjerë u futën në fushë. Një tifoz shkoi aq largë, sa që mori flamurin e goditjes nga këndi dhe e vendosi në mesin e fushës.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte West Ham 0 – Burnley 3./GazetaBlic/






