Kim Kardashian po e ‘shkatërron’ Ronaldon me këto fotografi (Video)

Kim Kardashian po e ‘shkatërron’ Ronaldon me këto fotografi (Video)

 

Kim Kardashian ka vazhduar t’i rrisë temperaturat në Instagram, në përpjekjen e saj për t’i arritur 122 milionë ndjekës në këtë rrjet social – numër ky të cilin aktualisht e mban ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Kim, që kishte 107 milionë ndjekës, është kritikuar se ka postuar fotografi “shumë provokative” për disa javë në përpjekjen e saj për të arritur shifrën e 120m ndjekësve.

Ajo aktualisht ka 109m ndjekës, duke shtuar kështu më shumë se dy milionë ndjekës për një kohë shumë të shkurtër.

Nëse para disa ditësh ajo na befasoi duke na treguar sekretin e saj për një gjoks të fortë dhe të përsosur, tani ajo po na befason me fotografitë e papërmbajtura të gjoksit dhe pamjes së saj të re, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo deri më tani ka bërë 2.199 postime, kurse Kardashian 4.202.

Por a do të ketë sukses ajo në rrëzimin e Ronaldos? A do të arrijë Kim ta heq nga froni portugezin?

Këto janë fotografitë që Kim ka postuar kohët e fundit:

Për ta është përfolur shumë se në të kaluarën kanë qenë në një lidhje të fshehtë. Madje, ata shpesh janë kapur duke flirtuar së bashku në disa mbrëmje të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?v=YxREHBSUt98

Shpërndaje në: