Ledri flet pasi e shau Dj Blunt: Nuk e di se çfarë problemesh psiqike ka

Ledri flet pasi e shau Dj Blunt: Nuk e di se çfarë problemesh psiqike ka

 

Një nga temat kryesore të mediave rozë kohët e fundit është bërë “sherri” në rrjetet sociale mes Dj Blunt dhe Ledri Vulës. 

Ka qenë Blunt ai që ka akuzuar Ledrin për moskorrektesë në realizimin e remix-it të këngës “Nëse m’don ti”. Ai ka sharë me fjalë të rënda Ledrin dhe reperin Gjiko( shokun e Ledrit), shkruan RevistaClass.

Ky i fundit ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por Ledri vetëm sot në emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për Dj Blunt. Ai ka vlerësuar punën e tij duke e cilësuar si një ndër Dj më të mirë. Gjithsesi Ledri ka shtuar se ai nuk është psikiatër, dhe nuk mund t’i vijë në ndihmë Blunt.

“Unë psikiatër nuk jam. Nuk e di se çfarë problemesh psikike mund të ketë”,-është shprehur Ledri.

Reperi nga Kosova ka folur gjithashtu për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën.

I kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një me të një film “Fifty Shades of Ledri”, ndërsa me Duan do bëja muzikën”,-është shprehur Ledri.

Sa i përket statusit të reperit, ai është shprehur se është “single”. Gëzohuni vajza…

 

Shpërndaje në: