Juventusi vazhdon me fitore, presioni mbetet mbi Napolin

Juventusi vazhdon me fitore, presioni mbetet mbi Napolin

Juventus ka vazhduar me paraqitje të mira në Serie A, duke mposhtur Udinesen me rezultat të pastër 2:0

Kampioni i Italisë, Juventus është kthyer në pozitën e parë në Serie A, duke mposhtur 2:0 Udinesen në Allianz Stadim.

Golat për vendësit i shënoi sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, një në pjesën e parë dhe një në të dytën.

Kjo për Juventusin ishte fitorja e 11 më radhë në kampionatin italian.

Pas kësaj fitoreje Juventus kryeson kampionatin me 71 pikë, dy më shumë se sa Napoli në vendin e dytë.

 

Shpërndaje në: