Sokoli: Ne i lejuam kroatët të na poshtërojnë
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut u mposhtën bindshëm nga kroatët me rezultat 0:6, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.
Ai në një intervistë për Periskopin tha se nuk dëshiron të fajësojë trajnerin Albert Bunjaku, mirëpo shton se formacioni dhe rreshtimi i lojtarëve kosovarë dështoi totalisht.
“Shumë shpesh rreshtimi nuk ka shumë rëndësi, por formacioni ka rëndësi dhe në bazë të formacionit dhe kundërshtarit bëhet edhe rreshtimi. Jo për të kritikuar selektorin, por dje edhe rreshtimi edhe formacioni dështuan totalisht”, deklaroi Sokoli.
Sokolo shton se Kosova i lejoi vet kroatët ta poshtërojnë me lojë.
“Futbolli është lojë kolektive dhe kur dështojnë individët dështon edhe skuadra. Kroacia ishte favorite, por jo aq sa për të na poshtruar me rezultat. Ne iu lejuam kroatëve që të na poshtërojnë në Shkodër. Ata e dominuan takimin në saje të lojës sonë të dobët”, përfundoi Sokoli. /Periskopi.com



