Messi u bë baba për herë të tretë, ja si e pritën bashkëlojtarët para ndeshjes me Chelsean (Video)

Messi u bë baba për herë të tretë, ja si e pritën bashkëlojtarët para ndeshjes me Chelsean (Video)

 

Lionel Messi nuk luajti kundër Malagas në fundjavën që shkoi pasi të shtunën u bë baba per herë të tretë, por është i gatshëm për ndeshjen e vështirë ndaj Chelseat në Champions League

Ylli argjentinas u prit në stërvitje nga bashkëlojtarët e tij të cilët e duartrokitën atë me rastin e lindjes së djalit të tretë të cilin e pagëzoi me emrin Ciro, shkruan Periskopi.

Përveç Ciros, Messi ka edhe dy djem të tjerë, Thiagon dhe Mateon me gruan Antonella Roccuzzo.

Ndryshe, Barcelona të mërkuren takohet me Chelsean në ‘Camp Nou’, në kuadër të Champions League, ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar me rezultatin 1:1. /Periskopi/

Shpërndaje në: