“Ata që janë në pushtet me Listën Sërpska, kritikojnë Vetëvendosjen pse po vepron si Lista Sërpska”
Gazetari Augustin Palokaj, në opinionin e radhës në portalin KOHA, ka folur sërish për çështjen e demarkacionit.
Ai ka bërë thirrje që demarkacioni të ratifikohet, duke thënë se edhe nëse është bërë ndonjë gabim eventual, ai nuk mund të zhbëhet më.
E megjithatë, Palokaj tërheq vërejtjen që të mos përmenden data për liberalizimin e vizave – edhe në rast të ratifikimit – sepse ka shtete brenda BE-së që janë shumë skeptike në lidhje me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës – transmeton Periskopi.
Ai ka thënë që debati ka devijuar aq shumë saqë ata, të cilët janë në pushtet me Listën Sërpska, po e kritikojnë Vetëvendosjen se po vepron si Lista Sërpska. Palokaj mendon se Vetëvendosje në rastin në fjalë ka treguar konsistencë, ndërkohë që Ramush Haradinaj i ka shkelur parimet e tij.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: http://www.koha.net/veshtrime/80850/si-u-be-ratifikimi-i-demarkacionit-sikur-referendum-per-anetaresim-ne-be/



