Nisin talljet me Donika Kadaj Bujupin, pas vendimit për rikthim në AAK (Foto)
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Periskopi.
Lajmin për këtë vendim të papritur të ish-deputetes së Vetëvendosjes, e bëri të ditur vetë kryeministri Ramush Haradinaj.
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.
Pas publikimit të fotografisë nga Haradinaj, në rrjetet sociale kanë nisur talljet me të, siç shihet në fotografitë e mëposhtme.
Donika Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, por ajo në prill të 2016-ës ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar VV-së.
Kadaj që dikur derdhte lot për Haradinajn, kur ky u bë kryeministër, deri më sot, ka qenë e zëshme në kundërshtime ndaj tij si shef i ekzekutivit, madje edhe e ka konsideruar disa herë si pjesë e “Klanit Pronto”./Periskopi





