“Historia na ka mësuar se deputetët nuk i ndërrojnë partitë për qef”

“Historia na ka mësuar se deputetët nuk i ndërrojnë partitë për qef”

Siç ndodh zakonisht pas ngjarjeve të tilla, komentimet e shumta kanë nisur në Facebook, pas vendimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi për t’iu kthyer AAK-së.

Agron Demi, drejtor i Institutit GAP, në Facebook ka shkruar për këtë gjë, edhe pse nuk ia ka përmendur emrin deputetes.

Ai ka shkruar se historia tregon se deputetët në Kosovë partitë i ndërrojnë me qëllime të caktuara.

“Historia na ka mësuar se deputetët nuk i ndërrojnë partitë dhe qëndrimet për qef. Ai/ajo i ndërron ato për një terminal doganor, post ambasadori, konsulli, tender…”, ka shkruar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: