Pas kalimit në AAK të Kadaj-Bujupit, koalicionit qeverisës i duhet vetëm edhe një votë për demarkacionin

Pas kalimit në AAK të Kadaj-Bujupit, koalicionit qeverisës i duhet vetëm edhe një votë për demarkacionin

Koalicionit qeverisës i duhet vetëm edhe një votë për ta kaluar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, pas kalimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK.

80 vota nevojiten në Kuvendin e Kosovës për të kaluar marrëveshja që preokupon politikën kosovarë për më shumë se dy vite.

Me Kadaj-Bujupin, tani janë 79 deputetë që do ta votojnë demarkacionin.

Deri tani qeveria ka dështuar të arrijë një marrëveshje konkrete me Listën Serbe që të votohet kjo marrëveshje.

Ndërsa, Vetëvendosje nuk ka ndërruar qëndrim rreth kësaj çështjeje.

Se a do ta bëj një votë më shumë Kadaj-Bujupi për demarkacionin mbetet të shihet, mirëpo sa ishte në VV ajo ka deklaruar vazhdimisht se do ta kundërshtojë këtë marrëveshje edhe në Kuvend. /Periskopi/

Shpërndaje në: