Falsiteti i logos së Universitetit të Prishtinës
Universiteti i Prishtinës nuk është themeluar në mesjetë, por më 1970, e megjithatë emrin në logo e ka të shënuar në gjuhën latine: ““UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS”. Pse?
Një përgjigjje për këtë pyetje e ka ofruar në një shkrim të publikuar në peizazhe.com, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur shqiptar Ardian Vehbiu.
Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur duke imituar universitetet e tjera në ish-Jugosllavi, të cilët përnjëmend kishin rrënjë në mesjetë [ta zëmë, ai i Zagrebit]. Ai e ka interpretuar një gjë të tillë si ‘nevojë për vjetrim’ – një mënyrë që përkthehet në një reputacion më të mirë për vetë universitetetin në fjalë.
“Çfarë do të thotë edhe thjesht që orvatjet a posteriori për krijimin e një tradite nëpërmjet emërtimit latinisht ose shkrimit të vitit të themelimit të Universitetit me shifra romake (si MCMLXX) nuk mund të jenë veçse kitsch, për aq sa rreken të monumentalizojnë në sipërfaqe.” – shkruan Vehbiu.
Sidoqoftë, ai thotë që krahas rrezikur për t’u dukur qesharake, në një farë mënyre “latinishtja në logo mund të shërbejë si thirrje ndaj pedagogëve dhe studentëve për shkëlqim, identifikim me frymën universale të dijes dhe gjakim mirëfilli intelektual”.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: https://peizazhe.com/2018/03/14/pastermaja-latine/



