Bayern Munich në çerek-finale të Champions League (Video)
Bayern Munich ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Besiktasit
Skuadra gjermane mposhti me rezultat 3:1 Besiktasin dhe kështu siguron ndeshjet çerek-finale të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube, shkruan Periskopi.
Golat në këtë takim për Bayernin u shënuan nga Alcantara 18′, Gonul 46′(autogol) dhe Wagner 84′, derisa për vendasit shënoi Love në minutën e 59-të.
Bayerni në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Allianz Arena’ e kishte deklasuar Besiktasin me rezultat 5:0. /Periskopi/



