A mund të ndalet Messi? Trajneri i Nigerisë e ka ‘recetën’ për ta ndalur ‘jashtëtokësorin’ (Video)
Trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr e ka ‘recetën’ se si duhet ndalur Leo Messin
Argjentina dhe Nigeria do të takohen në kuadër të grupeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, transmeton Periskopi.
“Tani për tani, nuk ka ndonjë plan special. Ne nuk e dimë nëse ai do të luajë,” ka thënë Rohr për ‘Soccer Laduma’.
“Sigurisht të gjithë e njohim atë dhe i dimë kualitetet e tij. Por ne gjithashtu kemi luajtur kundër shumë lojtarëve të mirë me të cilët në disa raste i kemi ndalur.
“Ne jemi përballur me Riyad Mahrez të Algjerisë, kemi luajtur kundër Sadio Mane të Senegalit në miqësorë. Ne dimë si të organizohemi për t’u mbrojtur ndaj lojtarëve që kanë kualitete.
“Ne nuk do të vendosim lojtarë special për ta ndalur Messin. Kjo nuk funksionon tani. Ne do ta ndalim Messin si një grup dhe jo me individë të caktuar,” përfundoi trajneri i Nigerisë. /Periskopi/



