Messi shënoi golin më të shpejtë në karrierë kundër Chelseat (Video)
Leo Messi shënoi pas 2 minuta e 8 sekondave në ndeshjen që Barcelona po e luan kundër Chelseat në kuadër të Champions League
Superylli argjentinas arriti ta mposhtë portierin e Chelseat, Thibout Courtois pas vetëm 2 minuta e 8 sekondave dhe ky gol është më i shpejti në karrierën e Leos, tranmeton Periskopi.
Messi me një goditje precize e mposhti portierin belg, derisa rezultati pas 45 minutave të para është 2:0 në të mirë të Barcelonës.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin më të shpejtë të karrierës së yllit të Barcelonës. /Periskopi/



