‘Jashtëtokësori’ vazhdon me rekorde, ky është i radhës (Foto)

‘Jashtëtokësori’ vazhdon me rekorde, ky është i radhës (Foto)

Lionel Messi me dygolëshin e realizuar sonte ndaj Chelseat ka arritur në shifrën e 100 golave në Champions League

Barcelona mposhti Chelsean me rezultat të thellë prej 3:0, në një ndeshje plotësisht të dominuar nga spanjollët, shkruan Periskopi.

Si gjithmonë protagonist te Barça ishte sulmuesi argjentinas që realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

Messi pas dygolëshit ndaj Chelseat ka arritur në shifrën e 100 golave në Champions League, ndërsa këtë statistikë mund ta rregullojë pasi Barcelona është kualifikuar në çerek-finale, ku të premten do ta mësojë kundërshtarin e saj. /Periskopi/

Shpërndaje në: