Ferdinand: Po të ishte Drogba ose Costa në sulmin e Chelseat gjithçka do të ishte ndryshe

Ferdinand: Po të ishte Drogba ose Costa në sulmin e Chelseat gjithçka do të ishte ndryshe

Rio Ferdinand ka thënë se Chelsea po vuan për një sulmues të kalibrit të Didier Drogbas ose Diego Costas

Barcelona eliminoi Chelsean nga Champions League pasi në ndeshjen e dytë triumfuan në ‘Camp Nou’ me rezultat 3:0, transmeton Periskopi.

Këtë rezultat e komentuan edhe dy ish-futbollistët të kombëtares angleze, Frank Lampard dhe Rio Ferdinan.

“Chelsea tregoi karakter, por në rastet që i kishin duhej të tregoheshin të pamëshirshëm,” ka thënë legjenda e Chelseat pas ndeshjes.

“Nëse Chelsea do ta kishte sonte Costan ose Drogban rezultati do të ishte ndryshe,” u shpreh Ferdinand. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: