Mitrovica Veriore nuk do rrugë me emrin Oliver Ivanoviq

Mitrovica Veriore nuk do rrugë me emrin Oliver Ivanoviq

“E vetmja gjë që aktualisht dihet mund t’ua them është se lënda për vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP Olivera Ivanoviq është te ne, për rrjedhën e hetimeve të mëtejme, nuk është koha të flitet”, ka thënë për gazetën “danas” prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Reshat Millaku, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete të Beogradit, kjo do të thotë se edhe pse nesër bëhen dy muaj qëkur u vra Oliver Ivanoviqi para selisë partisë së vet në Mitrovicën verore , tash për tash zyrtarisht dihet vetëm se Prokuroria Themelore e Mitrovicës për shkak të “të rastit të ndërlikuar”, më 8 mars lënda është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në opinionin gjatë shkurtit dolën detaje rreth parregullsive në hetimet pas vrasjes së Ivanoviqit për të cilat u dyshuan dy pjesëtarët të Policisë së Kosovës – Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, të cilët, përkundër kërkesave të Prokurorisë, mbrohen në liri.

Me hetimet e deritashme janë të pakënaqur familja e të ndjerit dhe ish – partia e tij.

Zëvendëskryetarja e SDP Ksenija Bozhovi ka thënë se organet hetuese të Kosovës nuk janë të vetmet që heshtin për këtë rast.

Në Kuvendin e komunës së Mitrovicës veriore, përfaqësuesit e SDP-së nuk kanë marrë përgjigje pse nuk është mbajtur mbledhja komemorative për vrasjen e Ivanoviqit, asamblist ti të cilit ka qenë ai, dhe as pse nuk është pranuar iniciativa e kësaj partie që një rrugë në pjesën veriore të Mitrovicës të marrë emrin e Ivanoviqit, ka thënë Bozhoviq.

 

Shpërndaje në: