Grushta e tërheqje zvarrë: Del video e sportistit të njohur duke rrahur të dashurën

Grushta e tërheqje zvarrë: Del video e sportistit të njohur duke rrahur të dashurën

Një video e publikuar nga kanali “KRIS TV”, tregon lojtarin e bejsbollit nga Venezuela, Danry
Vasquez teksa rreh të dashurën e tij duke i gjuajtur me grushta e duke e tërhequr zvarrë
nëpër shkallë.

24-vjeçari shihet duke e kapur prej flokësh e duke i gjuajtur në fytyrë teksa vajza nuk bën
ndonjë veprim për ta kundërshtuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para ose pas një loje në Whataburger Field në Corpus
Christi të Teksasit pasi Vasquez shihet me uniformën e tij të bejsbollit.

Dy ditë pas incidentit të filmuar, 24-vjeçari është arrestuar. Prokurori i Rrethit Nueces Mark
Gonzalez tha për “KRIS-TV” se Vasquez pranoi një marrëveshje të pranimit të fajësisë që i
kërkoi atij të paguante një gjobë.

Pavarësisht incidentit të ndodhur siç duket e dashura e Vasquez e ka falur atë. Ajo ka
postuar disa foto me lojtarin e bejsbollit.

Ndërsa drejtuesit e skuadrës Lancaster Barnstormers e kanë përjashtuar lojtarin nga grupi
pasi video u bë publike.

Shpërndaje në: