Arsene Wenger: Unë dua që ai të qëndrojë te Arsenali
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron që Jack Wilshere të qëndrojë në ‘Emirates’
Jack Wilshere është pjesë e Arsenalit tash e 10 vite, derisa debutoi me skuadrën londineze në vitin 2008, kur ishte vetëm 16 vjeç, duke u bërë futbollisiti më i ri i cili ka debutuar me ‘Topçinjtë’, transmeton Periskopi.
26-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni, por tekniku francez dëshiron që anglezi të qëndrojë edhe më tutje në ‘Emirates’.
“Ashtu si qëndrojnë gjërat, Jack do të jetë i lirë në fund të sezonit. Ne i kemi bërë atij një propozim, unë dua që ai të qëndrojë këtu,” ka thënë Wenger.
“Kjo është dëshira ime, unë shpresoj që ai të futet në skuadrën e kombëtares së Anglisë, por për këtë vendos Southgate,” përfundoi francezi. /Periskopi/



