Atletico Madrid pa ndonjë problem kalon tutje në Europa League
Atletico Madrid ka shënuar fitore edhe në Rusi ndaj Locomotives së Moskës me rezultat të thellë 5:1
Skuadra e Diego Simeones pa ndonjë problem të madh arriti që të kalojë në 1/8 e finales së Europa League, pasi eliminoi Locomotiva Mosken me rezultat të përgjithshëm 8:1, transmeton Periskopi.
Golat në këtë takim për spajnollët i shënuan, Correa 16′, Saul 47′, Torres 65′, 70′ dhe Griezmann 85′, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Maciej në minutën e 20-të.
Atletico Madrid është njëri nga favoritet kryesor për ta fituar trofeun e Europa League. /Periskopi/



