Të rinjtë ia mësyjnë Gjermanisë, kjo e kthen kampin ushtarak në Prizren në inkubator biznesi

Të rinjtë ia mësyjnë Gjermanisë, kjo e kthen kampin ushtarak në Prizren në inkubator biznesi

Një grup i studentëve i është bashkuar masës së madhe të qytetarëve që kanë bllokuar Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Për shkak të kushteve më të mira të punës në shtetin gjerman, ata po synojnë që tre muajt e pushimit nga studimet të punojnë atje dhe për këtë sipas tyre nuk kanë kërkuar asnjëherë punë në Kosovë, raporton KTV.

Por, jo të gjithë ia arrijnë qëllimit.

Për shkak të fluksit të madh të fuçisë punëtore që ia ka mësyrë Gjermanisë, ky shtet ka vendosur që pas 18 vjetësh ta shndërrojë kampin ushtarak në Prizren në inkubator biznesi.

Ky kamp ku Gjermania ka investuar rreth 40 milionë euro, do të lirohet në vitin e ardhshëm.

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, tash koordinator për realizimin e këtij plani, Skender Xhakaliu, thotë se ideja ka nisur që në vitin 2009, ndërsa është konkretizuar nga 2016-ta, por për shkak të zhvillimeve politike plani u zgjat.

Ai ka bërë të ditur se plani thuajse i tëri është bazuar në mënyrën si funksionon inkubatori i biznesit “Adlershof” në Berlin, ndërsa përmes tij Gjermania do të synoj të nxisë kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë më shumë angazhim për të krijuar kushte që të rinjtë të mos e lëshojnë Kosovën.

Bizneset kosovare ka një kohë që po përballen me mungesë të stafeve profesionale, ndërsa numri i atyre që po e lënë Kosovën për një jetë dhe pagë më të mirë vazhdon të ketë rritje.

Shpërndaje në: