Ylli nga Serie A: Mediat gënjyen, unë kurrë nuk kisha ofertë nga Manchester United

Ylli nga Serie A: Mediat gënjyen, unë kurrë nuk kisha ofertë nga Manchester United

Felipe Anderson e ka pranuar që Manchester United kurrë nuk ishte interesuar për shërbimet e tij

Mediat evropiane në disa afate kalimtare e lakonin emrin e mesfushorit brazilian me një transferim në ‘Old Trafford’, por është vetë lojtari që ka mohuar se ka pasur ndonjë herë interesim nga klubi anglez, tranmeton Periskopi.

“Vetëm mediat kanë folur për këtë. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë gjë konkrete nga klubi ose personat që kujdesen për karrierën time.

“Askush nuk ka ardhur për të më thënë mua direkt ndonjë gjë. Tani jam i koncentruar te Lazio dhe dua ta ndihmojë skuadrën time,” ka thënë Anderson. /Periskopi/

Shpërndaje në: