Nuk mjaftoi shpirti luftarak i Milanit, Xhaka shënon në kualifikimin e Arsenalit (Video)

Nuk mjaftoi shpirti luftarak i Milanit, Xhaka shënon në kualifikimin e Arsenalit (Video)

Arsenali është kualifikuar në çerek-finale të Europa League pasi eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 5:1

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger arriti të fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milanit edhe pse në këtë takim u ndihmua nga gjyqtari kryesor i takimi i cili dha një penallti inekzistente, transmeton Periskopi.

Arsenali në ‘Emirates’ e mposhti Milanin me rezultat 3:1, me italianët që terguan karakter në këtë takim pavarësisht humbjes. Golat për vendasit i shënuan Welbeck 39′, 87′ dhe Xhaka 71′. Për ‘Rossonerët’ shënoi Calahanoglu në minutën e 35-të.

Milanit tani i mbetet që të koncentrohet në Serie A dhe në finalen e Coppa Italia ku do të përballet me Juventusin, derisa Arsenali vazhdon rrugëtimin në Europa League. /Periskopi/

Shpërndaje në: