Këngëtari 72-vjeçar kapet mat me të dashurën 24-vjeçare, plasin kritikat
Këngëtari dhe kompozitori i hitit “American pie”, Don McLean është fotografuar duke dalë
nga një hotel në Londër me të dashurën e tij, modelen 24-vjeçare Paris Dylan.
Paris njihet për fotot e saj shumë provokuese, ka qenë imazh i revistave Maxim dhe Playboy
ndërsa së fundmi po kritikohet shumë për lidhjen me McLean për shkak të diferencës së
madhe në moshë.
Këngëtari 72-vjeçar dhe modelja e kanë nisur lidhjen e tyre vitin e kaluar në një kohë kur Don
nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga ish-bashkëshortja e cila e akuzuar për dhunë
fizike.
Don McLean vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe këtë muaj do të publikojë albumin e tij më
të ri.







