Me kë preferojnë të takohen në çerek-finale Barcelona dhe Real Madrid?
Barcelona dhe Real Madrid dëshirojnë ta shmangin një ‘El Classico’ eventuale në fazën e çerek-finaleve të Champions League
Sot në ora 12:00 në Nyon të Zvicrës do të tërhiqet shorti për çiftet çerek-finale të Champions Leuage, shkruan Periskopi.
Në garë janë, Barcelona, Real Madrid, Sevilla, Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Roma.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka bërë të ditur se me kë dëshirojnë të takohen klubet nga Spanja.
Real Madrid: Në Champions League nuk i frikësohet askujt
Në kampin e ‘Los Blancos’ nuk ka ndonjë preferencë se me kë dëshirojnë të takohen pasi nuk kanë frikë nga asnjë skuadër. Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se Reali nuk dëshiron që të takohet me ndonjë skuadër spanjolle.
Barcelona: Preferon të mos takohet me Real Madridin dhe Sevillan në këtë fazë
Klubi katalunas nuk dëshiron përballje me skuadrat spanjolle në çerek-finale. “Ne nuk duam që të takohemi me ndonjë skuadër spanjolle pasi dëshirojmë që ato të mbërrijnë sa më largë,” ka thënë Iniesta.
Klubi tjetër spanjoll, Sevilla, e cila eliminoi Manchester Unitedin preferon një takim me ndonjërën nga skuadrat italiane, Juventus apo Roma. /Periskopi/



