Pushkov: Krimeja ka qenë ruse kur Amerika nuk ka ekzistuar

Pushkov: Krimeja ka qenë ruse kur Amerika nuk ka ekzistuar

Edhe një krahasim ndërmjet Kosovës e Krimesë ka ardhur sot nga Moska.

Senatori rus Aleksej Pushkov ka kërkuar, siç ka thënë ai, një sqarim, nga State Departamenti amerikan se pse pa kurrfarë referendumi, por me bomba e raketa a e kanë ndarë Kosovën nga Serbia, transmeton Koha.net.

Ai e ka komentuar kështu dënimin që Washington ia ka bërë vizitës që kryetari rus Vladimir Putin e ka bërë në Krime. Washingtoni konteston pretendimin territorial të Rusisë për këtë territor të Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme të SHBA-së më herët ka paraqitur dokumentin me titullin “Krimeja është Ukrainë” duke dënuar të gjithë hapat e deritashëm rusë në këtë territor.

Pushkov, siç njoftojnë medie serbe, ka thënë se Krimeja ka qenë ruse kur Amerika nuk ka ekzistuar.

Si territor i Ukrainës, është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Shpërndaje në: