Zeka i kundërpërgjigjet Abidxhikut: Duhet të hetohen edhe fondi i 3% dhe “Vendlindja thërret”

Zeka i kundërpërgjigjet Abidxhikut: Duhet të hetohen edhe fondi i 3% dhe “Vendlindja thërret”

Deputeti i Nisma’s për Kosovë, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur deputeti të LDK-së Lumir Abidxhiku, i cili hodhi akuza të rënda në drejtim të Haradinajt për shpenzim të buxhetit, rpaorton Periskopi.

Zeka madje e quajti budalla Abidxhikun.

“Arsyeja pse dola këtu në foltore është pikërisht fjalimi i Lumir Abdixhikut.

Unë nuk do t’i drejtohem siç e kanë marrë shpreh shumë deputet këtu me gju një parti politike, një grupacion të deputetëve shkaku i turlifarë budalle që del këtu e thotë një fjalë e tani budallakinë e marrin krejt deputetët, u shpreh ai.

Deputeti i Nisma’s tha se asnjë nga akuzat që bëri Abidxhiku nuk qëndrojnë.

“Akuzat të cilat i bëri Lumiri në emrin e qeverisë aktuale nuk qëndrojnë asnjë. Duke filluar nga kontratës së z. Hashim Thaci me z. Geoffrey Nice. Kjo kontratë nuk është bërë në emrin e asnjë qeverie, ka qenë në mandatin e qeverisë të LDK-së dhe PDK-së. Në qoftë se Avdullah Hoti e posedon ndonjë konto numër dhe me na argumentu që është bërë ndonjë pagesë, apo ekziston ndonjë kontratë me emrin e qeverisë mes Thaçit dhe z. Nice, atëherë unë dal e kërkoj falje”, tha ai.

Deputeti Zeka tha se grupi i Nisma’s e përkrahë formimin e komisionit që kërkoi Abidxhiku, por atëherë duhet të hetohen edhe fondi i 3 për qindëshit dhe fondi Vendlindja thërret.

“Sa i përket formimit të komisionit hetimor, ne si grup i Nisma-s e mbështesim 100 për qind , por dëshirojmë ta hetojmë edhe fondin e 3 për qindëshit, edhe fondin “Vendlindja thirret”, si dhe kush është shkaktar që s’ju kanë paguar parat në afat të caktuar Bechtel Enka. Dhe Për çfarë arsye faturën e qeverisë së kaluar duhet ta paguaj qeveria aktuale”, pohoi deputeti Zeka.

Ai ia përmendi Abidxhikut edhe 1.8 milion euro që i ka keqpërdor në qeverisjen e Agim Cekut.

“Ne e dimë se në qeverinë e Agim Qekut në vitin 2006/2007, Riinvest-i ka vjedh apo keqpërdor 1. 8 milion euro, të cilat janë dhënë për planin strategjik e zhvillimor në atë kohë të qeverisë”, tha ai. /Perskopi

 

Shpërndaje në: