Surroi thotë se kosovarët po duan vetëm ‘bukë dhe cirqe’

Surroi thotë se kosovarët po duan vetëm ‘bukë dhe cirqe’

Publicisti Veton Surroi në kolumnën e tij të radhës që u botua edhe në portalin Koha, shkroi për çështjen e veteranëve dhe qeverisjen në Kosovë.

Ai e përmendi konkretisht një familje në Shalë, meshkujt e të cilëve ishin vrarë gjatë luftës – por që pas luftës, vetë kjo familje e kishte ndryshuar rrëfimin duke i bërë ata ‘luftëtarë’. Kjo e kishte pamundësuar – sipas Surroit – dënimin e komandantit sërb që e kishte dhunë urdhërin në fjalë – shkruan Periskopi.

“Familja e Shalës, e varfëruar ekonomikisht edhe më me vrasjen e meshkujve të tyre, zgjodhi që në vend të një drejtësie të largët dhe abstrakte, që do të dëshmonte se filan komandanti i forcave serbe kishte urdhëruar të vriteshin të gjithë meshkujt shqiptarë, të merrte kompensimin konkret për viktimizim, pensionin e luftëtarit.” – thotë Surroi.

Sidoqoftë, Surroi nuk e bën me faj familjen në fjalë, e as veteranët të cilët e kanë marrë statusin pa meritë. Gjendja e rënduar ekonomike ka bërë që një nevojë e tillë të jetë e madhe, por që poashtu kjo e ka shtrembëruar historinë.

Populli – shkruan Surroi duke iu referuar satiristit romak Juvenalit – e kufizon veten dhe shpreson me padurim për vetëm dy gjëra: bukë dhe cirqe.

Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: http://www.koha.net/veshtrime/81257/juvenali-dhe-qeverisja-kosovare/

Shpërndaje në: